David prezantohet te Juventusi me numrin 30: Do të shënoj 25 gola

Është dita e prezantimit për Jonathan David te Juventus. Pas zyrtarizimit më 4 korrik, sulmuesi kanadez u shfaq sot për herë të parë në konferencë për shtyp si lojtar i “Zonjës së Vjetër”, duke shfaqur menjëherë ambicien e tij dhe synimet për aventurën e re në Serie A.

I ardhur nga Lille, David e ka kërkuar me ngulm kalimin te bardhezinjtë, të cilët i sheh si mundësinë ideale për të bërë hapin e radhës në karrierë. Me fanellën me numrin 30, ai ka premtuar shumë gola.

“25 gola si te Lille? Çdo kampionat ka vështirësitë e veta, por unë mendoj se është e mundur. Duhet të punoj shumë, por e ndjej se mund ta arrij. Zgjedhja për të ardhur te Juventus ishte e imja. Kjo sfidë më solli në Serie A,” deklaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur për modelet që ka ndjekur, David u shpreh: “Kur isha i vogël admiroja Drogba dhe Eto’o. Sot ka shumë sulmues të fortë. Te Juventusi më kanë pëlqyer gjithmonë Ronaldo, Dybala, Del Piero dhe Trezeguet.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Me një profil të qartë, objektiva të qarta dhe vendosmëri, Jonathan David ka nisur zyrtarisht aventurën e tij italiane, i gatshëm të japë kontributin e tij për një Juventus që kërkon të rikthehet në majë. /R.Lika-Koha Jonw/

 

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?