Davies rikthehet në fushë pas 261 ditësh te skuadra e Bayernit
Pas 261 ditësh mungesë për shkak të këputjes së ligamentit të kryqëzuar të pësuar në fund të marsit, Alphonso Davies u rikthye më në fund në fushë mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e Champions League kundër Sporting Lisbonës. Mbrojtësi i majtë kanadez u prit me duartrokitje të gjata nga tifozët bavarezë, duke shënuar paraqitjen e tij të parë zyrtare pas më shumë se tetë muajsh rehabilitim.
Davies kishte rifilluar stërvitjen në nëntor dhe trajneri Vincent Kompany e kishte përfshirë menjëherë në seancat me grupin, me synimin që lojtari të rimerrte ritmin dhe besimin.
Moment i shumëpritur erdhi në minutën e 87-të, kur Kompany e aktivizoi në krahun e tij të zakonshëm, ndërsa Bayern kryesonte 3–1. Hyrja e tij në fushë u shoqërua me një ovacion të fuqishëm nga tifozët bavarez.
Nata u mbyll me buzëqeshje për Davies, një fitore e pastër 3–1 dhe mbi të gjitha një rikthim emocional, simbol i qëndrueshmërisë së tij gjatë muajve të vështirë të rikuperimit.
KOHA JONË SONDAZH

