De Biasi: Gati për të prekur ëndrrën tonë, më parë askush nuk e besonte (Foto)

 

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Armeni, ku edhe ka zhvilluar seancën e parë të stërvitjes. Në konferencën për shtyp përpara sfidës me Armeninë, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi u shpreh optimist për një sukses në Jerevan që do t’i siguronte kualifikimin skuadrës kuqezi për në Euro 2016. Fjalën e tij, tekniku italian e nisi me optimizëm, duke vënë në dukje se fatin e saj Shqipëria e ka në dorë, por theksoi se ndaj Armenisë nuk do të jetë e lehtë pasi kundërshtarët tanë kanë një skuadër të mirë.

“Për fat të keq në ndeshjet e fundit humbëm shansin që të vinim në Armeni të kualifikuar. Shpresojmë që kualifikimin ta arrijmë këtu dhe me shumë mundësi do ta bëjmë. Jemi shumë të karikuar për të realizuar ëndrrën tonë. Jemi përgatitur për të “luftuar” ndaj Armenisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim, De Biasi vuri theksin në ecurinë fantastike të Kombëtares gjatë këtyre eliminatoreve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse ditën e shortit do t’i kisha thënë popullit shqiptar që një ndeshje nga fundi me një fitore mund të kualifikohemi në Europian, do të më merrnin për budalla. Ne jemi një vend i vogël dhe me Armeninë nuk kemi të përbashkët vetëm këtë fakt por edhe faktin që si ju kemi shumë emigrantë në mbarë botën. Do të ishte bukur të festonim në vendin tuaj, për të treguar që dhe një vend i vogël si ne mund t’ia dalë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?