De Biasi i jep fund pritjes, gati të marrë drejtimin e Iranit

Gianni De Biasi është gati që të marrë drejtimin e Iranit, pas një pushimi të gjatë. 63-vjeçari mësohet se do të firmosë një kontratë me kohëzgjatje 2 vite e gjysmë, me synim kualifikimin e kombëtares aziatike në Botërorin e vitit 2020.

Në këtë mënyrë strategu italo-shqiptari do të drejtojë përfaqësuesen e një vendi në konflikt të hapur diplomatik me Shqipërinë. De Biasi e drejtoi për plot 6 vite Shqipërinë, në periudhën 2011-2017, ndërsa përvoja e tij e fundit daton në shtator-nëntor të 2017-ës në krye të Alaves në Spanjë.

Prej më shumë se dy vitesh është në pritje të një oferte serioze, e bazuar në një projekt afatgjatë. Irani duket se e ka bindur për të nisur një eksperiencë të re.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?