De Biasi: Jam i lidhur me Lazion prej Tares, Strakosha ka shumë kualitet

Ish-trajneri i kombëtares sonë, Gianni De Biasi ka dhënë së fundmi një intervistë për “LazioPress.it”. Strategu italian ka shpjeguar lidhjen me klubin e Lazios, ndërkohë që nuk i kurseu fjalët e mira për rendimentin e Strakoshës.

“Kam qenë i lidhur me Lazion, pasi atje është Igli Tare, një ish lojtar i imi te Brescia dhe për faktin që është shqiptar dhe unë isha në krye të Shqipërisë.

Strakosha? Është një djalosh që më pëlqen shumë, ka shumë kualitet, mund të përmirësohet ende sepse ai vetë i pari e di se mund t’ia dalë. E ndihmon edhe trajneri Grigioni, me të cilin ka një lidhje mjaft të mirë.

Lazio për titull? Po vijon rritjen, kanë një ekip të kompletuar, të gërshetuar me lojtar të rinj dhe me eksperiencë. Nuk duhet të mendojnë më shumë se ndeshjen e ardhshme. Kampionati nuk është një obsesion, pikërisht për këtë arsye motivi mund të bëhet objektiv”, deklaroi De Biasi. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP