De Biasi: Jam xheloz që Reja është trajner i Shqipërisë, jo për stadiumin

Ish-trajneri i kombëtares sonë, Gianni De Biasi ka folur në prag të ndeshjes ndaj Francës. Italiani do të jetë i pranishëm në stadium si i ftuar special nga FSHF.

 

“Nuk jam xheloz që Reja do të jetë tek stadium i ri, jam xheloz sepse ai është trajner i Shqipërisë ndërsa unë jo. Është bukur që më në fund Shqipëria ka një stadium të ri, ky padyshim është sukses i federatës dhe i gjithë shtetit. Mendoj se kam kontribuar dhe unë pak në rritjen e Shqipërisë që arriti kulmin me ndërtimin e një stadium të tillë.

Ndryshimet? Është normale që të ketë pasur kaq shumë ndryshime në organikë që pas largimit tim. Mendoj se Edi Reja ka grumbulluar futbollistë me cilësi mjaft të mira. Rey Manaj për shembull duket që ka dëshirë të madhe të rritet jo vetëm fizikisht por edhe si person ndaj shoh një të ardhme të madhe për të përpara. Gëzohem gjithashtu kur shoh Balaj të shënoj për Shqipërinë”- u shpreh De Biasi për Top Channel.

SHKARKO APP