De Biasi jep “recetën” për rikthimin e Brojës: Do kaloja një fundjavë me të, duhet kuptuar jeta e tij!

Gianni De Biasi, trajneri që kualifikoi Shqipërinë në Euro 2016, ka dhënë një analizë interesante për formën e dobët të Armando Brojës dhe mënyrën se si ai do ta ndihmonte sulmuesin të rikthehej në nivelin maksimal.

I ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, italiani tregoi se problemi nuk është thjesht teknik ose fizik, por edhe personal dhe psikologjik.

“Po ta kisha unë Brojën, do të bëja diçka krejt ndryshe. Do kaloja një fundjavë me të,” tha De Biasi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kështu do të kuptoja dinamikën e jetës së tij, si mendon, çfarë ndien dhe si i percepton situatat. E kam thënë edhe gjatë një darke me presidentin Duka.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajneri legjendar vuri theksin te aspekti njerëzor, duke lënë të kuptohet se Broja ka më shumë nevojë për mbështetje emocionale sesa kritika.

“Nuk e di si kthehet Broja në super formë, por gjeni mënyrën dhe bëjeni. Ai e ka brenda, vetëm duhet nxjerrë,” shtoi ai, duke treguar besim të plotë te potenciali i 23-vjeçarit.

De Biasi, i cili ka respektuar punën e Sylvinhos dhe stafit aktual, nuk dha receta taktike, por një mesazh të qartë: Broja ka nevojë të kuptohet dhe të shoqërohet, që më pas të shpërthejë sërish në fushë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?