De Biasi ka një mesazh për kundërshtarët e Euro 2016
Gianni De Biasi ka thënë se Shqipëria nuk i frikësohet asnjë kundërshtari. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka deklaruar për ‘Reuters’ se kuqezinjtë mund t’i shkaktojnë probleme çdo skuadre.
“Ne jemi ai lloj i ekipit që mund t’ju shkaktojë probleme çdo skuadre tjetër, sepse ne jemi ekip me zemër të madhe. Fuqia e jonë është grupi ynë”, deklaroi trajneri italian. Ndër të tjera, De Biasi ka shtuar se, për fat të mirë, shumë futbollistë shqiptarë luajnë jashtë vendit, pasi është i bindur se me lojtarët e kampionatit vendor, Shqipëria nuk do të mund të kualifikohej në Francë.
KOHA JONË SONDAZH

