De Biasi në pritje të derbit Tirana-Partizani, kërkon ta ndjekë në stadium
Trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi do të jetë i pranishëm në stadiumin “Qemal Stafa” për të ndjekur derbin e kryeqytetit, ndonëse kjo ndeshje ende është në pritje që të marrë garantimin e stadiumit kombëtar si dhe të policisë, pasi në të njëjtë ditë do të zhvillohet edhe një protestë e opozitës. Trajneri i kuqezinjve gjithsesi ka lajmëruar se do të jetë i pranishëm në tribunën VIP të stadiumit, për të ndjekur edhe disa nga lojtarët që ai i ka në listën e skuadrës së tij. Tashmë mbetet vetëm për t’u konfirmuar zyrtarisht që ndeshja do të luhet më 12 mars.
KOHA JONË SONDAZH

