De Biasi për median italiane: Shqipëria, përralla më e bukur
Trajneri Gianni De Biasi ka dhënë një intervistë për gazetën lokale të Trevizos ku ka folur për kualifikimin historik të Shqipërisë dhe Europianin e Francës.
Ai është rikthyer të shijojë disa ditë pushim në shtëpinë e tij në Trevizo me bashkëshorten Paola dhe vajzën Chiara Sofia.
Kanë kaluar 3 vjet e gjysëm që nga 29 shkurti i 2012 kur ai bëri debutimin me Shqipërinë në një ndeshje miqësore.
Nisja nuk ishte aspak e mirë pasi humbën me Gjeorgjinë.
Para se të niste aventurën e tij shqiptare De Biasi u dorëzoi një letër lojtarëve të tij, që më vonë u shndërrua në një profeci të realizuar.
“Nëse besoni në këtë projekt, nëse ndryshoni mendësinë tuajr, mund të jeni lojtarët e parë që do të mbaheni mend që futët në hsitori Shqipërinë”, shkruhej në letrën e De Biasit.
Dhe ashtu ndodhi, ata u futën në histori si grupi i lojtarëve që kualifikuan për herë të parë Shqipërinë në një kampionat Europian.
Kjo e shndërroi De Biasin në njeriun më të dashur nga populli shqiptar, por edhe nga ai italian.
Mediat italiane i bënë jehonë të madhe suksesit të De Biasit të tyre, që tashmë është edhe De Biasi i shqiptarëve.
Po tani çfarë pritet të ndodhë?
“Jemi debutues dhe nuk mund ta marrim lehtë Europianin. Duhet të japim maksimumin në çdo ndeshje”, thotë trajneri trevizan.
“Aventura shqiptare është përalla më e bukur. As në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta kisha menduar një gjë të tillë. Është arritja më e madhe dhe më e bukur në karrierën time”, tregon De Biasi me një buzëqeshje kënaqësie.
Pyetjes se kë do dëshironte në grup ai thotë “Italinë”.
“Do të isha i kënaqur të isha në një grup me Italinë. Do të ishte një ndeshje mes dy kombeve shumë të afërt me njëri-tjetrin. Si shqiptarët dhe italianët janë dashamirës ndaj njëri-tjetrit. Do të ishte një emocion i veçantë”, thotë trajneri i Shqipërisë./ Përshtati në shqip Amarildo Lumani. TEMA
KOHA JONË SONDAZH

