De Biasi reagon për raportimet rreth largimit të tij nga Shqipëria

 

 Gianni de Biasi, ka reaguar sot. Në një intervistë për ‘Ora News’ tekniku i kuqezinjve i ka mohuar zërat për largim nga kombëtarja.

“Fjalët për largimin tim janë të pavërteta dhe të sajuara. Kam marrëdhënie mjaft të mira me FSHF-në dhe po punojmë për të ndërtuar një kombëtare edhe më të fortë”, tha De Biasi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shkrimin e sotëm Lapsi.al i referohej burimeve të veta nga gazetarët italinë, të cilit De Biasi u kishte shprehur kontradiktat me Armando Dukën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndoshta largohem përpara “Euro 2016” nga Shqipëria”. Është kjo fraza që italiani de Biasi ua ka përsëritur shpesh në konfidencë ditët e fundit gazetarëve italianë. Njëri prej tyre, që kërkoi të mbetet anonim i tha lapsi.al se De Biasi ishte i mërzitur me përplasjet e vazhdueshme me Dukën, FSHF-në dhe zyrtarët e saj. “Jam shumë i mërzitur” –ishte rrëfimi i De Biasit.

Të njëjtat burime i thanë portalit tonë se tashmë krizës i është shtuar edhe lista e lojtarëve që do të thirren në ndeshjet e radhës dhe sidomos ata që do të përfaqësojnë vendin tonë në Francë. De Biasi nuk ka dhënë detaje, por mesa duket kanë nisur ndërhyrjet për grumbullimin e emrave të caktuar në kombëtare. Italiani i mësuar që të punojë pa ndërhyrje të tilla thotë se mund të largohet më herët se parashikimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?