De Biasi: Shqipëria duhet të jetë lajm i parë në gjithë botën për ndihmën ndaj Italisë

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, deklaroi se ndihma që ka dhënë Shqipëria për Italinë duke dërguar 30 mjekë dhe infermierë ishte një gjest i madh që duhet të jetë lajm i parë në mediat botërore.

“Shqipëria po jep ndihmë dhe pavarësisht numrave, duhet ta kenë të gjitha mediat e botës si lajm të parë sepse ka shumë vende që kanë më shumë mundësi dhe nuk kanë bërë gjë. Shqipëria e vogël, por e madhe, ka dhënë një ndihmë të rëndësishme për Italinë.

Izolimi? Qëndroj në shtëpi, dal një herë në javë për të bërë pazarin. Kam një oborr të madh, kështu që mund të bëj diçka jashtë. Vajza jonë është mjeke në një spital në Padova dhe mendjen e kemi aty. Ne që jemi në shtëpi kemi më pak probleme se të gjithë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me situatën që është krijuar në Itali, De Biasi theksoi se ka vendosur që të mos ndjekë shumë lajmet: “Kam një strategji: ndjek sa më pak të jetë e mundur lajmet, preferoj të lexoj ndonjë gjë dhe të flas me miqtë e mi që punojnë në spital dhe e dinë të vërtetën”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?