De Biasi: Shqipëria ka një rëndësi të veçantë për mua!

Sonte në mbrëmje në “Air Albania” do të zbresin disa nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar dhe jo vetëm, sepse do të jenë ish-kampionë të botës me Italinë, ish-kampionë të Europës me Greqinë dhe disa nga ata që e dërguan Turqinë në vendin e 3-të në botë, të gjithë për një kauzë “të luajmë dhe rindërtojmë së bashku”.

Nuk mund ta refuzonte thirrjen një nga ata që ka dhënë si ish-trajneri i përfaqësueses sonë, Gianni De Biasi, i cili konfirmon edhe një herë lidhjen e veçantë me vendin tonë.

“Sa herë më jepet rasti për të ndihmuar personat në nevojë, jam gjithmonë i gatshëm, e kam në personalitetin tim të jem pranë personave që kanë probleme, si ata që kanë humbur njerëzit e dashur apo edhe banesat e tyre. Kur më telefonoi Lila, isha i gatshëm, madje edhe me ndërmjetësimin për të sjellë lojtarë të njohur Italianë.

Lidhja ime me Shqipërinë është e jashtëzakonshme dhe nuk do të shuhet kurrë, sepse Shqipëria dhe shqiptarët kanë një rëndësi të veçantë për mua. Sa i përket një rikthimi të mundshëm, unë them që në jetë kurrë mos thuaj kurrë. Marrëdhënia që unë kam me tifozërinë është shumë e pastër dhe besoj se më duan, sepse e kanë kuptuar sa i sinqertë kam qenë në raport me ta. Jo, jo, nuk do të luaj, kam shumë vite që nuk luaj, kështu që më mirë të mos jem në fushë”, deklaroi strategu italian.

 

SHKARKO APP