De Biasi trajner i Azerbajxhanit, Meta ka një mesazh: Ne nuk e harrojmë kurrë Gani Abazin tonë të dashur

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi pas marrjes së detyrës së tij të re në drejtimin e ekipit të Azerbajxhanit.

Në një mesazh në “Facebook”, Kreu i Shtetit shprehet i gëzuar për këtë vlerësim ndaj De Biasit duke e cilësuar një lidhje më shumë mes dy vendeve. Nuk mungon as thirrja me emrin me të cilin u pagëzua De Biasi në Shqipëri.

“Tani me Azerbajxhanin përveç TAP-it e shumë lidhjeve të tjera, do të kemi edhe një lidhje të re, trajnerin e ri të Kombëtares⚽ së tyre Gianni De Biasi. ??????
U gëzova për këtë vlerësim ndaj tij dhe pata kënaqësinë t’i uroja sa më shumë suksese.
Ne nuk e harrojmë kurrë Gani Abazin tonë të dashur! ???”, shkruan Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?