De Biasi u tregon polakëve si shënohet ndaj Shqipërisë: Thjeshtë pasoni topin te Lewandowski!
Në eliminatoret e Kupës së Botës “Katar 2022”, Shqipëria është shortuar në grup edhe me Poloninë. Ish-trajneri i Kombëtares sonë, Gianni De Biasi së fundmi ka dhënë një intervistë për “Tvp sport”, ku ka zbuluar disa sekrete të kuqezinjve.
A duhet të kenë polakët ndonjë frikë para se të ndeshen me Shqipërinë?
Ata janë një ekip i mirë. Shumë nga lojtarët e kombëtares shqiptare luajnë në Itali dhe kanë fituar përvojë të vlefshme ndërkombëtare. Kur i drejtoja unë ishte pak më ndryshe. Mendoj se Shqipëria nuk është një rival i lehtë. Sigurisht, Polonia është një ekip më i mirë dhe nuk duhet të ketë probleme, por ndaj Shqipërisë duhet të luash me intensitet dhe përqendrim të lartë.
Kush është lojtari më i rrezikshëm te Shqipëria?
Sokol Cikalleshi është më kërcënuesi para portës. Ai ka shënuar tre gola në dy ndeshjet e fundit dhe duhet pasur frikë. Por, ka shumë lojtarë të tjerë me nivel, si Elseid Hysaj nga Napoli.
Si do ta përshkruanit stilin e përfaqësimit të Shqipërisë?
Në kohën time, ne stërvitëm shumë për sulmin, sepse nuk kishim një snajper të vërtetë. Na mungonte dikush si Lewandowski. Tani situate është më mirë. Shqipëria luan me presion të lartë dhe po mbështet në kundërsulme efektive.
Cila është mënyra për të shënuar kundër shqiptarëve?
(qesh) Pasoje topin te Lewandowski, ai do të kujdeset për pjesën tjetër!
Tri skuadra nga “grupi polak” kanë trajnerë italianë. Cili është sekreti i trajnerëve nga vendi juaj?
Trajnerët transferojnë njohuritë e tyre tek lojtarët, të cilët më vonë bëhen trajnerë. Të gjithë i mësojnë të gjithë, duke e bërë brezin tjetër më të mirë dhe më të mirë.