De Boer: Sikur të isha infektuar me koronavirus, do të kisha fituar imunitet!

Ish-mbrojtësi i Barcelonës Frank de Boer, aktualisht trajner i Atlanta United në MLS, dha një intervistë për gazetën holandeze AD, gjatë së cilës pranoi se ishte testuar për Koronavirus.

“Një anëtar i stafit nuk u ndje i mirë kur Koronavirusi sapo preku Amerikën. Trajneri ynë i portierëve, Orlando Trustfull, dhe një nga asistentët e mi nuk po ndiheshin mirë. Kjo është arsyeja pse vendosëm të bëjmë tamponin, por unë isha negativ.

Nga njëra anë jam i lumtur që isha negativ por, nga ana tjetër, mendoj se, duke pasur ato simptoma (diarre, temperaturë, kollë), do të preferoja të isha pozitiv, sepse do të shërohesha dhe do të kisha imunitet.

Rifillimi i kampionatit? Ekziston një ndryshim me futbollin europian. Ne jemi vetëm në fillim të garës, që zgjat deri në fund të tetorit. Më pas luhen ndeshjet play-off. Ka më pak presion në kalendar dhe, nëse është e nevojshme, play-off-i mund të organizohet ndryshe”, u shpreh De Boer.

SHKARKO APP