De Bruyne mirëpret Haaland te City: Më vjen mirë që do të luaj me një sulmues që shënon 20-25 gola!

Erling Haaland është blerja e parë e Manchester City-it për sezonin e ardhshëm, një afrim që ka gjetur mirëpritjen e të gjithëve. Kevin De Bruyne së fundmi ka dhënë një deklaratë për norvegjenzin.

“Është një sulmues i madh, afrimi i tij do të na ndihmojë që të rritemi shumë si skuadër. Pritet shumë prej tij, është një numër 9 që e kemi dashur gjithmonë dhe mendoj se do të jetë bukur të luash me një lojtar që shënon 20-25 gola në sezon.

A do përmirësoheni në asiste me afrimin e tij? Ndoshta, por është diçka që varet. Disa gjëra nuk ndryshojnë në futbollin tim. Numrat janë pjesë e pjesë e lojës sime, por kjo është diçka tjetër”, deklaroi Haaland. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?