De Jong: E kemi studiuar Napolin, deklarata e Messit na zgjoi …

Barcelona do të synojë kalimin për në çerekfinale kundër Napolit pas barazimit 1-1 në “San Paolo”. Duke folur në konferencën për shtyp para sfidës së kthimit De Jong është shfaqur optimistë për një rezultat pozitiv.

“Jemi mirë, presim me padurim të luajmë. Jemi Barça dhe luajmë në shtëpi, kështu që duhet të mendojmë vetëm për suksesin. E kemi studiuar Napoli-n, e dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe kemi besim. Mund të fitojmë Champions-in: jemi një nga skuadrat më të mira në botë dhe mungojnë vetëm 4 ndeshje.

Nervozizmi i Messi-t? Kishte të drejtë, kemi humbur kundër Osasuna-s në shtëpi. Me gjithë respektin për ata, fitorja duhej të ishte një normalitet për ne. Deklaratat e Messi-t kanë qenë normale sepse kishim luajtur disa ndeshje të shëmtuara.

Setien? E kemi lënë La Liga-n prapa krahëve. E kemi humbur, por nuk duhet ta mbajmë mendjen aty. Tani presim me padurim që të luajmë kundër Napoli-t”.

SHKARKO APP