De Jong i jep fitoren Barcelonës ndaj Alaves në minutat e fundit (VIDEO)
Barcelona ia del të triumfojë kundër Alaves me rezultatin e ngushtë 1-0 në transfertë dhe ngjitet në vendin e pestë, me një pikë më pak se Atletico Madrid.
Skuadra katalanase e shënoi në minutën e 87-të me Frenkie de Jong. Ishte një shpërqendrim i mbrojtjes vendase që i dha mundësi holandezit të shënonte lehtësisht përballë portierit, pas pasimit të marrë nga Ferran Torres.
Më këtë sukses, Barcelona shkon vetëm një pikë larg Atleticos së Madridit, që mban vendin e fundit në zonën Champions.
KOHA JONË SONDAZH

