De Jong “lë në baltë” Barcelonën, Espanyol frenon katalanasit (VIDEO)
Barcelona nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 2-2 në derbin ndaj Espanyol. Katalanasit në këtë mënyrë e mbyllin në vendin e parë fazën e parë me pikë të barabarta me Real Madridin.
Pjesa e parë ishte për t’u harruar për Barcelonën që krijon shumë pak mundësi shënimi, duke e mbyllur në disavantazh. Në minutën e 23-të, pas një krosimi të Marc Roca, David Lopez kërcen mjaft mirë për të mposhtur portierin Neto, i cili nuk arriti që ta ndalte.
Në fillimin e pjesës së dytë, katalanasit do të arrinin që të përmbysnin gjithçka në harkun e 9 minutave. Fillimisht do të ishte Luis Suarez që do të shënonte pas një pasimi të Jordi Aba-s, ndërkohë që më pas uruguaiani shërbeu një asist për Vidal. Kiliani realizoi me një goditje me kokë, teksa kishte vetëm pak minuta më pas.
Ndeshja do të bëhej më interesante në 15 minutat e fundit, pasi Frenkie de Jong u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve. Avantazhi numerik u shfrytëzua më së miri nga vendasit që arritën të barazonin me Wu Lei dy minuta nga fundi i kohës së rregullt. /R.Lika-Koha Jone/