De Jong pranë transferimit në Premier League, por jo te United

Frenkie de Jong me shumë mundësi do ta shohim në Premier League në sezonin e ri, por jo me fanellën e Manchester United. Chelsea së fundmi duket se ka shtuar ndjeshëm interesimin për shërbimet e tij.

“The Times” shkruan se Barça është shumë afër arritjes së marrëveshjes me Chelsea-n për transferimin e holandezit në “Stamford Bridge”. Chelsea po pret që De Jong të ndajë mendjen.

Mesfushori e hodhi poshtë marrëveshjen që Barça kishte me Manchester United për të luajtur në “Old Trafford”. Gjithsesi lojtari holandez e refuzoi si opsion, pasi Djajtë e Kuq nuk luajnë në Champions. Mediat angleze shkruajnë se akordi mund të gjendet për shifrën e 75 milionë eurove, një shifër që do ta ndihmonte ndjeshëm Barcelonën që të rregullojë bilancet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?