De Keteleare: Ngjasoj me Kaka, por idhulli im është Ronaldo

Charles De Keteleare ka bërë prezantimin zyrtar te skuadra e Milanit. Talenti i ardhur nga Brugge është shprehur se ngjason shumë me Kaka, por idhulli i tij është Cristiano Ronaldo.

“Javët e fundit kanë qenë shumë intensive dhe të vështira. Më duhej të hiqja dorë nga diçka, por ua shpreha përfaqësuesve të mi dëshirën për të ardhur në Milano. Për mua gjëja më e rëndësishme ishte të arrija këtë moment historik.

Në stërvitje e kam ndier intensitetin, jam gati të ndjek këto ritme me të cilat jam mësuar tashmë, më duhet të përshtatem me një nivel më të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjasimi me Kaka? Kam parë disa video të Kakà-së dhe po, në njëfarë mënyre ne jemi të ngjashëm. Ai ishte lojtar fantastik, por unë kam karakteristikat e mia dhe shpresoj të sjell gjithë suksesin që ai ka sjellë te Milani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Numri 90? E mbajta këtë numër te Bruges dhe, meqë më çoi drejt suksesit, vendosa ta mbaj edhe tek Milani. Zgjodha Milanin për projektin për të rinjtë. Qëllimi është të ndjekim të njëjtën rrugë.

Idhulli im si fëmijë ishte Cristiano Ronaldo, kur ai luajti për United dhe për Realin. Natyrisht, s’mund ta konsideroj veten në të njëjtin nivel me të, do të ishte mendjemadhësi. Unë do të bëj çmos për t’u bërë lojtari më i mirë i mundshëm”, deklaroi De Keteleare.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?