De la Fuente tregon planin për të ndalur Mbappe në gjysmëfinale

Spanja pasi kaloi me vuajtje Gjermaninë, tani beson më shumë se kurrë se mund të fitojë Europianin. Trajneri , Luis de la Fuente, arkitekti i këtij ekipi, nuk fshihet në këtë pikë, i vetëdijshëm se ka në dispozicion të gjithë elementët për të mundur Francën dhe për t’i shkuar deri në fund.

“Është e vërtetë, kur ke dy lojtarë të tillë kaq të shpejtë, që bëjnë kaq shumë trazicione, je i rrezikshëm, por ne duhet të jemi të kujdesshëm ndaj kundërsulmeve, je i ekspozuar kur luan kaq lart. Nuk mund të lush gjatë gjithë kohës me 100 km/h, nuk është ky slogani im.

Si ndalet Mbappe? Lojtarë me karakteristika të tilla, si Mbappe apo Dembele, që janë të shpejtë dhe godasin, ndihma e shokëve është shumë e rëndësishme. Është e vetmja mënyrë për t’i ndalur, plus ekuilibri në skuadër”, theksoi De la Fuente.

Spanja duhet të bëjë nga këto e deri në fund pa shërbimet e Pedrit, i cili pësoi një dëmtim në gju, ndërsa nuk do të ketë në dispozicion për shkak kartonësh edhe Carvajal dhe Le Normand.

SHKARKO APP