De Laurentis: Ibrën e dua te Napoli, por vendimi i takoj atij

Pas ka veshur më herët fanellat e Juves, Milanit e Interit, Zlatan Ibrahimovic i ka “shkelur syrin” Napolit, ndërsa Carlo Ancelotti konfirmoi se ka të njëjtën dëshirë që transferimi të kryhet me sukses.

 

Së fundi ka qenë edhe presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, që në një intervistë të dhënë nga Salzburgu, ka deklaruar se e njeh nga afër Ibrën dhe se është një dëshirë e tij që sulmuesi të veshë fanellën e kaltër.

“E njoh nga afër Ibrën dhe mund të them që e kam mik. E kam takuar në Los Angeles, pasi ishim në të njëjtin hotel dhe e ftova për darkë, bashkë me gruan dhe fëmijët e tij. Kaluam një mbrëmje fantastike dhe do të ishte një dëshirë e imja ta shihja me fanellën e Napolit, por tani varet nga vendimi i tij”, tha De Laurentiis.

SHKARKO APP