De Ligt dhe Demiral “mur” i pakalueshëm për Interin, Juvja kalon në finalen e Kupës (VIDEO)

Juventus është finalisti i parë i Kupës së Italisë për sezonin 2020-2021. Skuadra bardhezi barazoi pa gola në sfidën e kthimit në Torino, por u kualifikua falë fitores 2-1 në Milano.

Interi luan më mirë në fraksionin e parë, por krijon shumë pak në portën e Buffon, i cili thuajse për asnjë moment nuk u vu në provë. Hakimi në krahun e djathtë është rreziku kryesor për bardhezinjtë.

Pjesa e dytë flet më shumë për Juventusin që krijoi dy mundësi të arta shënimi me Cristiano Ronaldon, që ndlaet nga dy pritje fantastike të Handanovic.

Në minutat e fundit për të administruar rezultatin Pirlo hedh në fushë edhe Chiellinin, ndërkohë që në mbrojtje Demiral së bashku me De Ligt është një mur i pakalueshëm për Lautaron dhe Lukakun. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP