De Ligt drejt largimit nga Juventusit, 4 klube të mëdha bëjnë gati ofertat
Matthijs de Ligt duket gjithnjë e më pranë largimit nga skuadra e Juventusit, pasi rinovimi ka ngecur. Futbollisti holandez ka një klauzolë lirimi prej 125 milionë euro, e destinuar të rritet në 140 milionë vitin tjetër.
Sipas “Corriere dello Sport”, Chelsea është në krye të listës së ekipeve që e duan, por më pas vjen Real Madrid, Manchester City dhe PSG. Por nuk duhen harruar edhe Barcelona me Manchester United.
Juventus mund të dorëzohet përballë një ofertë që mund të shkojë në 100 milionë euro, apo dhe nëse ndonjë nga klubet do paguajë menjëherë klauzolën pa negociuar fare me ta.
KOHA JONË SONDAZH

