De Ligt drejt transferimit tek Chelsea, Pogba zyrtarizohet te Juvja në korrik

Chelsea po mendon seriozisht për të blerë Matthijs De Ligt për të përforcuar mbrojtjen pas largimeve të Rudiger dhe Christensen. Holandezi është i pari në listën e dëshirave të klubit anglez dhe mund të zbarkojë në Londër se bashku me Koundé.

Duke parë këtë interes, Juventusi synon që të rinovojë me mbrojtësin deri në vitin 2026 dhe në kontratën e re të ulë klauzolën e largimit.

Ndërkohë që është mbyllur gjithçka për rikthimin e Paul Pogba në Torino. Francezi ka pranuar ofertën e Juventusit, por për çështje bilanci, zyrtarizimi do të bëhet publik në korrik. Mesfushori do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me zonjën e vjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?