De Ligt operohet me sukses për ditëlindje, ja kur do të rikthehet në fushë
Matthijs De Ligt mbush sot 21 vjeç, një ditëlindje që e ka gjetur mbrojtësin holandez në spital duke kryer një ndërhyrje në shpatull. Ndërhyrja ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa klubi bardhezi ka dalë me një komunikim zyrtar.
“Këtë mëngjes Matthijs de Ligt iu nënshtrua një operacioni për të stabilizuar shpatullën e tij të djathtë në klinikën UPMC Salvator Mundi në Romë. Operacioni i kryer nga Dr Volker Mushal, i ndihmuar nga mjekët Bryson Lesniak dhe Fabrizio Margheritini, në prani të menaxherit të shëndetësisë të Juventus Luca Stefanini, është krejtësisht i suksesshëm”.
Mbrojtësi holandez pritet të mungojë për 3 muaj, teksa rikthimi i tij në fushë është parashikuar që të ndodhë në muajin nëntor.