De Ligt: Te Juventus mu duk vetja si një fëmijë në një dyqan karamelesh (VIDEO)

Matthijs de Ligt zgjodhi që në verë të transferohej te skuadra e Juventusit duke refuzuar Barcelonën dhe shumë klube të tjera europiane. I intervistuar nga Szczesny në kanalin Youtube Foot Truck, mbrojtësi holandez ka shpjeguar se zgjedhja për  të shkuar  tek Juventus nuk ka patur lidhje me Cristiano Ronaldo-n:

“Cristiano Ronaldo, vendimtar për ardhjen time tek Juventus? Jo, nuk ka qenë kjo arsyeja, kam patur shumë kohë për  të zgjedhur mes skuadrave që më donin, por kjo ka qenë zgjedhja më e mirë për mua.

Kur kam hyrë në dhomat e zhveshjes së Juventus-it për herë të parë, jam ndier si një fëmijë në një dyqan karamelesh. Ishte Buffon, Ronaldo… Kam shkuar më vonë se të tjerët dhe kam luajtur kundër Tottenham-it në Azi pa bërë asnjë stërvitje. Pas 20 minutash nuk arrija të merrja frymë”, u shpreh De Ligt.

SHKARKO APP