De Paul largohet nga Atletico Madrid, gati kalimi te Interi i Messit

Rodrigo De Paul është shumë pranë transferimit te Inter Miami. Mungon vetëm zyrtarizimi, por marrëveshja është thuajse e përfunduar. Mesfushori argjentinas, kampion bote me Argjentinën në vitin 2022, do të ribashkohet me Lionel Messin në Florida, ku e presin gjithashtu Luis Suarez dhe Sergio Busquets, duke formuar një skuadër me yje të mëdhenj të futbollit botëror.

31-vjeçari, i cili ka një të kaluar të njohur edhe në Serie A me Udinesen, vjen në MLS pas katër sezonesh me Atletico Madridin në La Liga. Transferimi i tij pritet të sjellë edhe më shumë eksperiencë dhe cilësi në mesin e fushës së ekipit amerikan, që synon të dominojë kampionatin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?