De Vrij humbet ndeshjen ndaj Napolit, por nuk ka dëmtim të rëndë

Dëmtimi që pësoi Stefan De vrij me kombëtaren në transfertën ndaj Malit të Zi nuk është shumë serioz pasi nuk bëhet fjalë për një tërheqje muskulore. Qendërmbrojtësi i zikaltërve do të qëndrojë pushim për të paktën 10 ditë teksa do të kryejë seanca të shumta terapie ndërkohë që gjendja e tij do të monitorohet ditë pas ditë.

Simone Inzaghi humbet një nga lojtarët më të mirë të prapavijës për sfidat e rëndësishme ndaj Napolit në kampionat dhe Shakthar Donetsk në Champions League. De Vrij pritet të kthehet në dispozicion të trajnerit në fund të nëntorit për sfidën ndaj Venezias në kampionat ose në ditët e para të dhjetorit në sfidën ndaj Spezias.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?