Debati Neuer-Ter Stegen, ja si e zgjidh çështjen Joachim Low
Joakim Low e ka zgjidhur në mënyrën më të mirë debatin mes Oliver Neuer dhe Andre Ter Stegen. Ky i fundit ka shprehur hapur pakënaqësinë që titullar luan gjiganti i Bayernit të Mynihut, pasi pretendon se gëzon një formë shumë më të mirë dhe se meriton të luajë nga fillimi, jo ta nisë ndeshjen nga stoli.
Loë ka ftuar të dy portierët dhe duket se ka marrë vendimin që ata të alternohen në portë. Kështu është vendosur që ndaj Estonisë titullar të jetë Manuel Neuer, ndërsa në miqësoren ndaj Argjentinës mes shtyllave të luajë Ter Stegen, që do të ketë një tjetër shans të tregojë se është në formë më të mirë se portieri i Bayernit.
“Kemi rënë dakord me Ter Stegen, që të luajë titullar në miqësoren ndaj Argjentinës, që do të zhvillohet më datën 10 tetor, ndërsa 3 ditë më vonë ndaj Estonisë, do të luajë Neuer”, tha Joakim Low në konferencën për shtyp.