Debutim me ankth për Alen Sherrin, portieri dëmtohet rëndë në sfidën ndaj Monzës

Debutimi zyrtar i Alen Sherrit me Frosinonen në Kupën e Italisë u shoqërua me momente frike. Portieri i Kombëtares shqiptare u detyrua të linte fushën 10 minuta para përfundimit të takimit ndaj Monzës, pas një përplasjeje të fortë.

Në përpjekje për të larguar topin pranë vijës fatale, Sherri u godit pa dashje në fytyrë nga një prej shokëve të skuadrës. Menjëherë pas incidentit ndërhyri stafi mjekësor, por 26-vjeçari nuk ishte në gjendje të vazhdonte lojën dhe trajneri u detyrua ta zëvendësonte.

Ky ishte debutimi i tij në një ndeshje zyrtare me Frosinonen, pas paraqitjes së parë në miqësoren ndaj Carasano disa javë më parë. Sherri u bashkua këtë verë me klubin nga Serie B në formë huazimi nga Cagliari, me opsion blerjeje në fund të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?