Debutoi me gol në Serie A, David: E prisja një start të tillë!
Juventus e nisi sezonin e ri të Serie A me këmbën e mbarë, duke mposhtur Parma me rezultatin 2-0. Një nga protagonistët e suksesit bardhezi ishte Jonathan David, i cili nuk humbi kohë për të lënë gjurmë në aventurën e tij të re, duke shënuar golin e parë me fanellën e “Zonjës së Vjetër” në debutim.
“Gjëja më e rëndësishme janë tre pikët, por jam i lumtur që arrita të shënoj në ndeshjen time të parë. Tifozët na mbështetën pa pushim dhe kisha shpresuar për një start të tillë,” – u shpreh sulmuesi kanadez pas ndeshjes.
David theksoi gjithashtu dëshirën për të dhënë maksimumin gjatë gjithë sezonit: “Qëllimi im është të ndihmoj ekipin, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, dhe të jap gjithmonë më të mirën. Shpresoj të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të arrijmë sa më shumë fitore.”
Me këtë paraqitje, kanadezi konfirmon pritshmëritë e larta dhe tregon se mund të jetë një nga armët kryesore të Juventusit në këtë sezon.
KOHA JONË SONDAZH

