Dede gjen justifikimin: Kishim shumë mungesa, Egbo meriton komplimente!

Nevil Dede e nisi me një humbje aventurën në krye të Tiranës kundër Vllaznisë. Strategu i ri në intervistën pas ndeshjes u justifikua me mungesat e shumta që patën.

“Të jem i sinqertë, e rëndësishme është që ekipi reagoi dhe tregoi karakter. Nuk ndihesh mirë kur pëson gol të tillë. Më vjen keq për mënyrën se si erdhi ndeshja. E pësuam nga tre topa të gjate. Më vjen keq për çunat, për paraqitjet.

Në futboll ndodhin edhe situata të tilla. Linja e mbrojtjes e mbajti mirë kundërshtarin. Ata kanë armë të fortë kundërsulmin dhe aty duhet të bënim mirë. E rëndësishme është që skuadra pavarësisht mungesave reagoi mirë. Ky është realiteti dhe futbolli. Koha ka qenë e shkurtër për ta përgatitur ndeshjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa lojtarë i kishim te kombëtaret. Vetëm dy seanca kemi qenë bashkë. Presioni i humbjeve të fundit dhe dëshira për fitore e solli këtë rezultat. Pas disa gabimeve individuale e rëndësishme është t’i japim kurajë lojtarëve. E rëndësishme është që të rikuperojmë sa më shpejt Torasën. Shumë shpejt kthehen edhe Toshevski. Shpresoj që t’i kthejmë sa më shpejt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rikthimi te Tirana? Unë isha komod te U-19 e Kombëtares. Unë e pranova këtë mision. Kemi kontratë 2 vjeçare. Largimi i Kobinasë ishte për të përfituar nga ana financiare. Egbo meriton komplimente, por këta janë lojtarët, vetëm 3 lojtarë kemi me eksperiencë të madhe. Ne duhet të rikuperojmë sa më shumë. Shumë shpejt besoj se do të vijnë edhe rezultatet.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?