Dede: Kemi një grup fantastik, Seferi më pëlqeu pasi ndryshoi ekipin!

Trajneri i Tiranës, Nevil Dede është shfaqur i lumtur për fitoren kundër Kastriotit me përmbysje. Strategu i bardhebluve tha fjalët më të mira edhe për Seferin, i cili debutoi me ekipin kryeqytetas.

“Ishte një fitore e rëndësishme duke parë se si rrodhi ndeshja. E merituam fitoren, treguam karakter. Kemi një grup fantastik djemsh. Duke filluar nga portieri Lika edhe të tjerët.

Seferi është një lojtar që ka cilësi, por mos harrojmë që është nën trysninë, e opinionit. Sot më pëlqeu ndryshoi ekipin. Por në ndeshje të tilla, mund ta aktivizosh. Ne do mundohemi ta përshtatim, për ta futur në mënyrë të ngadaltë, që të shprehet më mirë, pasi ka shumë potencial.

Kur ishim duke humbur, nuk kisha panik, pasi po bënim mirë. Pësuam gol nga goditja standarde. Dëshiroja që lojtarët të ishin të qetë dhe të vazhdonin ashtu siç ishin. Kjo më jepte besim se do ia dilnim. Kur t’i vijë radha Partizanit, unë do mendoj për ata.

Për sa i përket ndeshjes së sotme, ramë pak në mesfushë dhe ndryshuam. Me zëvendësime nuk shkoi gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshëm. Është e vërtetë që edhe Kastrioti bëri mirë.

Mbrojtja? Në një fazë të lojës bëmë mirë, pjesën tjetër jo. Nuk dolëm para portës së Kastriotit, aq sa dolëm në pjesën e parë. Ndoshta janë edhe disa lojtarë që nuk kanë minutat e duhura. Këta djem sot morëm atë që iu takonte. E mira nuk ka fund, por i rëndësishëm tani është rezultati.

Seferi-Muçi-Torasa-Kale? Shpresoj që të kthehen sa më shpejt. Megjithatë  unë interesohem më shumë për shtyllën kurrizore të këtij ekipi. Në sulm jemi shumë mirë. Këta lojtarë janë të pathyeshëm, pavarësisht se në disa ndeshje kemi pësuar gola. Sot iu thashë që kemi shumë barazime dhe është dita që të marrim fitoren. Zëvendësime nuk kam bërë shumë, por kemi pasur dëmtime dhe jam munduar të plotësoj boshllëqet”, tha Dede.

SHKARKO APP