Dedektivi privat i Maradonës nxjerr sekretet: Bënte gjëra absurde
Diego Armando Maradona në fushë ishte afër përsosmërisë, por nuk ishte i tillë jashtë fushës së lojës.
Shumë ngjarje e kanë njollosur emrin e legjendës argjentinase.
Pasi tregoi më të mirën e tij me fanellën e Napolit, ku u bë një idhull i vërtetë, Maradona u bashkua me Sevillan në La Liga.
Në Spanjë, për të mbajtur nën kontroll argjentinasit, klubi punësoi një dedektiv privat, i cili u bë hija e tij.
Ai quhet Charlie, i cili në një intervistë për mediat vendase ka zbuluar detaje interesante nga “ndjekja” e Pibe de Oro.
“Ai jetonte në një shtëpi ku kishte vetëm një rrugëdalje. Kështu që vendosëm një makinë atje dhe e bënim kontrollin me radhë. Ajo shtëpi ishte si El Corte Inglés. Kishte 18 ose 20 italianë dhe argjentinas që vinin dhe shkonin. Unë kam qenë në rrugë për 30 vjet dhe e di se cilët njerëz ishin ata. Ishte një katastrofë. Ai bëri një jetë të pazakontë për një atlet”.
SHOQËRIA E KEQE
“Ai kishte rreth 15 italianë, menaxherin e tij dhe dhjetë ose dymbëdhjetë rrugaçë pas tij. Maradona ishte budalla (naiv) sepse ishte njeri i mirë, por kishte shumë parazitë pas tij që donin të përfitonin gjithçka prej tij”.
Charlie më pas tregon truket e ekipit të tij për t’u futur plotësisht në sferën personale të Maradonës.
“ Unë arrita të infiltroja disa miq në klan kështu që e futëm në kurth. Diego u kthye në pesë të mëngjesit dhe në dhjetë ai duhej të ishte në qendrën sportive për tu stërvitur . Pastaj El Pibe de Oro vendosi të largohej nga Sevilla, dhe ishte në atë moment që i gjithë materiali i marrë u përdor nga klubi që e bëri Maradona të vetëdijshëm për atë që kishte ndodhur duke i treguar një dokumentacion të dendur dhe duke thënë: ” Shikoni, ne kemi këtë, këtë dhe këtë. Ju nuk shkuat të stërviteni dhe kjo i kurseu klubit 150 milionë peseta falë këtij materiali “, përfundon Charlie.
Diego Armando Maradona u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare më 25 nëntor.