Deklarata epike e Ibrahimovic: Po të isha 20 vjeç, do shënoja dy gola të tjerë!

Milan rinis aty ku e kishte lënë e për të marrë fitoren e parë sezonale mbështetet tek Zlatan Ibrahimovic, që pas dygolëshit ndaj Bolognës deklaroi batutën epike, në stilin tipik të suedezit: “Po të isha 20 vjeç do të kisha bërë edhe dy gola të tjerë, por për fat jam 39.

Më pëlqen të kem këtë përgjegjësi, presioni më i madh më vjen nga vetja. Nuk dua të flitet për moshën time në krahasim me lojtarët e tjerë, duhet të gjykohemi në të njëjtin nivel. Më pëlqen të gjykohem në të njëjtën mënyrë si një 20-vjeçar.

Jam si Benjamin Button: linda plak, por do vdes i ri. Duke lënë mënjanë shakatë, skuadra punoi mirë: shihet që nuk jemi ende në 100 %, por ishte e rëndësishme të nisnim mirë. Objektivi është të bëjmë më mirë se vitin e shkuar, e të rinjtë po punojnë mirë”.

Objektivat? Këtë vit duhet të mendojmë për çdo ndeshje me radhë, të luajmë me besim, si të ishin gjithnjë finale. Objektivat janë lart. Ku? Ky është sekret”, tha Ibrahimovic.

SHKARKO APP