Dekreti i ri i Contes, ndalohen stërvitjet në Seria A deri më 3 maj
Në Itali është ende herët që të rinisin aktivitetet sportive madje dhe stërvitjet. Asnjë skuadër nuk do të lejohet të zbresë në fushë më 13 maj, sikurse ishin parashikimet fillestare. Është e shkruar qartë në dekretin e ri të firmosur nga Presidenti i Këshillimit të Ministrave, Giuseppe Conte, gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj të premteje.
Në tekstin e dekretit lexohet se deri më 3 maj “ndalohen të gjitha eventet dhe garat sportive të çdo lloji dhe disipline në vendet private apo publike. Pezullohen gjithashtu seancat stërvitore të sportistëve, profesionistë dhe jo profesionistë, në brendësi të impianteve sportive të çdo lloji.”
Është e qartë që Seria A nuk mund të rinisë në fillimit të majit. Në skenarin më të mirë, pra, nëse pas datës 3 maj do të lejohen aktivitetet sportive, skuadrave të Serisë A do t’u duhen disa javë kohë për të rifituar formën fizike për ndeshjet zyrtare.
Kampionati mund të nisë në fund të majit ose në fillim të qershorit, sigurisht nëse situata e COVID-19 do të normalizohet deri atëherë.