Del i pastër nga dopingu, Briken Çalja merr zyrtarisht 3 medaljet
Briken Calja është një nga sportistët më të mirë shqiptar në vitin 2021. Peshëngritësi nga Shtërmeni fitoi një medalje të Artë Botërore në sportin e peshëngritjes, duke bërë historinë në një disiplinë që i ka dhënë tradicionalisht Shqipërisë arritjet më të mëdha në arenën ndërkombëtare.
Ky ndërrim vitesh ndërkohë, e gjen Briken Caljan me një tjetër lajm të shkëlqyer. 31 vjeçari ka ndarë gëzimin me ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale teksa shkruan në profilin e tij:
Një lajm i mirë mbërriti këtë mëngjes: Testet antidoping dolën duke treguar pastertinë dhe vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të fundit.
Jam jashtëzakonisht i lumtur që medaljet e arit dhe të argjendit certifikohen si të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe personalisht të miat.
Zyrtarisht Kampion Bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje dhe dygarësh.
KOHA JONË SONDAZH

