Del Piero bëhet trajner, merr me nota të shkëlqyera kursin bashkë me De Rossin

Disa ish-lojtarë të mëdhenj të futbollit kaluan me nota të shkëlqyera provimet me gojë dhe praktikë, duke marrë licencën “UEFA A”. Mes tyre është Alessandro Del Piero, i cili ishte edhe më i miri i kursit, së bashku me Daniele De Rossi, me këtë të fundit që mburret edhe me përvojën si bashkëpunëtor i Roberto Mancinit në kombëtaren axurre.

Përveç tyre, licensën e kanë marrë edhe Christian Vieri, Ignazio Abate, Riccardo Montolivo, Daniele Gastaldello, Alessandro Matri, Giampaolo Pazzini dhe David Pizarro.

Nga sot, këto trajnerë mund të drejtojnë të gjitha ekipet e të rinjve, të gjitha ekipet e femrave dhe ekipet e para të meshkujve deri në Serie C. Në Serie B dhe Serie A, nga ana tjetër, ata mund të regjistrohen vetëm në rolin e zëvendësit, pasi duhet licenca e “UEFA B”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?