Del Piero “ndez” tifozët bardhezi me koleksionin e ri: Kur do të kthehesh te Juvja?
Koleksioni i ri i dedikuar Alessandro Del Pieros ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, me mijëra komente nën postimet zyrtare që njoftuan lançimin.
Mes entuziazmit dhe nostalgjisë, shumë tifozë të Juventusit kanë shprehur hapur dëshirën për ta parë sërish legjendën bardhezi pranë klubit. “Pa shumë fjalë, duhet ta riktheni në klub”, shkruan një tifoz, ndërsa të tjerë pyesin drejtpërdrejt: “Po, bukur. Por kur kthehet?”.
Pjesa kryesore e koleksionit është një fanellë para ndeshjeve, e krijuar për të festuar karrierën e jashtëzakonshme të Del Pieros. Ajo përmban detaje ikonike që lidhen me historinë e tij, si numri legjendar 10, numri total i golave të shënuar dhe momentet e paharrueshme të festimeve të tij.
Dizajni i fanellës është frymëzuar nga arti i Rilindjes, duke ndërthurur trashëgiminë kulturore italiane me estetikën e futbollit modern, në një homazh për Del Pieron si “artist” në fushën e lojës.
Përkrah fanellës, koleksioni përfshin edhe veshje dhe aksesorë të tjerë, të pasuruar me firmën dhe logon personale të Del Pieros. Ky projekt synon t’u ofrojë tifozëve një lidhje të përjetshme me një nga figurat më të mëdha në historinë e Juventusit dhe futbollit italian.
KOHA JONË SONDAZH

