Del raporti, ja çfarë shkruhet për vdekjen e Kobe Bryant
Ylli i basketbollit Kobe Bryant dhe vajza e tij, vdiqën më 26 janar pasi helikopteri më të cilën po udhëtonin u rrëzua në një kodër në veri të Los Angeles. Një raport prej 180 faqesh është publikuar nga County Examiner-Coroner Medical i cili tregon se piloti i helikopterit rezultoi negativ për drogë dhe alkool.
50 vjeçari Ara Zobayan ishte piloti i Bryant. Raporti thotë se të gjithë humbën jetën nga aksidenti i rëndë, që dyshohet se është shkaktuar nga mjegulla e dendur.
Në helikopter ishte edhe vajza 13 vjeçare e Kobe Bryant, Gianna Bryant. Gjithashtu në helikopter ndodheshin edhe dy shokë të skuadrës së basketbollit të Gianna, të afërmit e tyre dhe një trajner, të cilët ishin duke shkuar për në një turne në Thousand Oaks. Rezultatet e raportit të pas vdekjes u postuan të premten në webfaqen e zyrës County Examiner-Coroner Medical në Los Angeles.