Del urdhri për shembjen e hotelit të Messit, e ka ndërtuar “pa leje”
Nga qielli i shtatë në tokë. Ditët për Lionel Messin pas fitimin e Topit të Artë po bëhen gjithmonë e më të vështira, teksa hoteli i tij me vlerë 26 milionë paund është urdhëruar që të shembet. Godina në Barcelonë me 77 dhoma gjumi nuk plotëson standardet e qytetit.
“MiM Sitges” me katër yje i Messit ndodhet jo shumë larg pronës private ku ai jetoi gjatë ditëve të tij në Barcelonë dhe ishte një nga vendet e tij të preferuara për t’u vizituar.
“El Confidencial” ka zbuluar se ka një urdhër gjykate për shembjen e ndërtesës. Messi zotëron hotele në Ibiza dhe Majorca me Majestic Hotel Group, shpenzoi 26 milionë paund në hotelin MiM Sitges, i cili ndodhet pak më shumë se 100 metra larg detit, në vitin 2017.
Megjithatë, në raport thuhet se ai e bëri një gjë të tillë pa pasur dijenin se Bashkia e Sitges kishte urdhëruar tashmë prishjen e saj për shkak të mospërputhjes me kodet e ndërtimit. Një nga problemet është se ballkonet janë shumë të mëdhenj dhe mund të çojë në shembjen e ndërtesës nëse ato zvogëlohen apo shemben. /R.Lika-Koha Jonë/