Dembele dhe 80 milionë euro, Barcelona përgatit rikthimin e Neymarit

Rikthimi i Neymar në “Camp Nou” vijon të jetë një nga dëshirat e mëdha të Barcelonës në merkaton e verës. Klubi blaugrana ndërkohë nuk i ka mundësitë financiare për të gjetur financat për të bërë këtë lëvizje.

Sipas “El Chiringuito” ekziston një mënyrë për ta bërë të mundur këtë transferim, duke kënaqur edhe PSG-në. Kampionët e francez do të ishin të gatshëm të privoheshin nga braziliani nëse “blaugranat” japin 80 milionë euro “cash” dhe kartonin e Ausmane Dembelesë.

Në fakt, sulmuesi francez i Barçës ka zhgënjyer totalisht në Spanjë, ku mbërriti pasi la Borussian e Dortmundit në vitin 2017. “Blaugranat” janë të gatshëm ta shesin e kur bëhet fjalë për kthimin e Neymarit në “Camp Nou” do ta merrnin në konsideratë këtë mundësi shkëmbimi, duke ofruar edhe 80 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?