Dembele drejt largimit nga Barcelona, konfirmimin e jep agjenti i tij
Ousmane Dembele nga 1 korriku është lojtar i lirë, pasi i përfundon kontrata me Barcelonën. Në Spanjë janë të sigurt që sulmuesi i ka komunikuar trajnerit Xavi dhe stafit të tij vendimin për t’u larguar, pasi oferta e rinovimit nuk e ka bindur.
Madje së fundmi ka reaguar dhe agjenti i tij, Moussa Sissoko: “E ardhmja e Dembele mbetet e hapur. Ne jemi dhe kemi qenë gjithmonë të respektueshëm për të gjitha klubet dhe kështu do të mbetet.
Kur të jetë koha e duhur për të marrë një vendim, Ousmane do të marrë në konsideratë opsionin më të mirë për të ardhmen e tij”.
PSG është klubi më i interesuar për transferimin e Dembele, por nuk përjashtohen as pista të tjera si Juventus dhe Manchester United.
KOHA JONË SONDAZH

