Dembele i “hap derën” Juventusit, pjesë e shkëmbimit me Pjanic

Dembele është gjithnjë e më pranë Juventusit. “Mundo Deportivo” raporton se francezi është gati që të transferohet në Torino, si pjesë e transferimit të Miralem Pjanic te Barcelona. Pas “jo”-së së Arthur, fillimisht u përfol për një interesim të bardhezinjve për Ansu Fati, ndërkohë që më pas Dembele dha miratimin.

Barcelona kërkon të shesë Dembele për 105 milionë euro, por skuadra torineze kërkon vetëm huazimin e tij. Te Juventusi anësori mund të ketë mundësinë për të luajtur më shumë, por problemi i vërtet janë dëmtimet.

Dembele në sezonin e fundit është ndalur shumë herë për shkaqe dëmtimesh, ndërkohë që edhe tani por rikuperohet nga një dëmtim i rëndë në bicepsin e kofshës së djathtë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP