Dembele i pandreqshëm me oraret, ja bëma më e fundit
Ousmane Dembele ka një problem serioz me oraret. Talenti francez është i njohur për vonesat e tij, ndërsa shpeshherë nuk e ka respektuar orarin e stërvitjes së skuadrës. Mirëpo, edhe kur bëhet fjalë për t’u argëtuar dhe për të qëndruar me miqtë, sërish sulmuesi e ka të pamundur të shfaqet në orarin e duhur.
Së fundmi, mesfushori i Barcelonës, Pedri ka menduar të mbledhë shokët e ekipit dhe trajnerin Xavi Hernandez në një darkë, për të festuar arritjet e tij si kontrata e re pesëvjeçare me blaugranët, triumfi si Lojtari i Ri më i Mirë në ceremoninë e Topit të Artë.
Teksa të gjithë kanë qenë prezentë në orarin e paracaktuar, në tavolinë është vënë re mungesa e Dembele. Ky i fundit është shfaqur vetëm pas një ore në restorant, duke konfirmuar faktin se përpikmëria nuk është “arma” e tij më e fortë.
KOHA JONË SONDAZH

