Dembele kthehet në çështje te Barcelona, por Xavi mund ta aktivizojë ndaj Napolit

Ousmane Dembele pritet të largohet nga Barcelona në fund të sezoni, pasi nuk do të rinovojë kontratën. Sulmuesi francez nuk ka marrëdhënie të me klubin blaugrana, pasi i ka shkaktuar një humbje të madhe ekonomike.

Gjithsesi mediat spanjolle raportojnë se francezi është ribashkuar me skuadrën, duke nisur dhe stërvitjet. Edhe ndaj Atletico Madrid ishte në dispozicion, por e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli.

I gjithë stadiumi e ka vërshëllyer në momentin që është dëgjuar emri i tij nga spikeri i stadiumit. Mbrëmjen e sotme ai do të jetë i gatshëm për të luajtur. Vendimi tashmë i takon Xavit nëse do të rrezikojë që ta aktivizojë pa miratimin e tifozerisë, apo për ta dënuar do ta ulë sërish në stol. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?