Dembele merr vendimin përfundimtar për të ardhmen
Ousmane Dembélé është rikthyer në qendrën stërvitore “Joan Gamper” të Barcelonës, për të qenë në dispozicion të trajnerit Xavi Hernández, edhe pse në fakt për momentin është pa kontratë.
Mëngjesin e sotëm lojtarët që nuk janë thirrur për ndeshjen e kësaj të mërkure kanë pasur stërvitje te diferencuar, mes tyre edhe Dembele.
Ai ka dritën jeshile dhe pritet zyrtarizimi i kontratës së re, pasi e fundit i skadoi më 30 qershor. Francezi pritet të nënshkruajë deri në vitin 2024, por me një pagë 40 për qind më të reduktuar.
KOHA JONË SONDAZH

